‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Sipërmarrësi egjiptian Naguib Sawiris, pronar i një kompanie që është sponsor i kombëtares egjiptiane të futbollit, bëri të ditur se do t’iu japë një bonus prej 1 milion stërlina egjiptiane ose 17 500 euro për secilin prej futbollistëve.
Ishte ky njw gjest, i kryer në shenjë vlerësimi për paraqitjen e bërë nga skuadra e ‘Faraonëve’ në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës ku Egjipti arriti deri në 1/8 e finaleve të kompeticionit duke u eliminuar nga Argjentina me rezultatin 3-2 pas një ndeshje shumë të luftuar.
Presidenti i Federatës Egjiptiane të Futbollit, Hany Abo Rida thuri elozhe për nismën e sipërmarrësit Sawiris.
‘Do të motivojë skuadrën aktuale të konsolidojë sukseset e arritura dhe do të frymëzojë brezin e ri të futbollistëve egjiptianë-tha kreu i qeverisë së futbollit në vendin afrikan.
Top Channel