‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Ndeshja gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Anglise është plot me histori, por mes revanshit të 1986, rivalitetit ndërmjet dy vendeve apo duelit Bellingham-Messi, portieri i skuadrës Albiceleste mund të bëjë historinë në Kupën e Botës.
Gardiani nga Mar de Plata, nëse do të jetë në fushën e lojës, do të bëhet portieri argjentinas me më shumë ndeshje në historinë e kampionateve botërore.
Në këtë mënyrë, Emiliano Martinez do të kalonte të gjithë paraardhësit e tij dhe do të ishte në historinë e futbollit argjentinas në këtë aspekt. Deri tani duke marrë parasysh edhe edicionin e 4 viteve më parë, Emiliano Martinez ka 13 ndeshje të zhvillura në kampionatet e botës. Në ndeshjen me Zvicrën, ai kaloi Sergio Romero që ishte me 12 ndeshje të luajtura në botërorët 2010 dhe 2014. Nëse Martinez do të luajë ndaj Anglisë, gje që është mëse e mundur do të kalonte gardianin ‘Pato’, që ishte titullar në titullin e parë botëror të fituar nga Argjentina në 1978.
Për më tepër, statistika e Dibu Martinez merr akoma më shumë vlerë për mënyrën sesi e ka arritur, i janë dashur vetëm 2 botërorë për të regjistruar një shifër të tillë, diçka që ‘Parto’ e ka arritur në më shumë edicione.
Top Channel