Francë-Spanjë, një gjysmëfinale botërori prej 2.7 miliardë eurosh
Pas lamtumirës së Marcelo Bielsës nga drejtimi i Uruguajit menjëherë pas eliminimit të skuadrës që në fazën e grupeve të Botërorit 2026, Federata e Futbollit të vendit amerikanolatin vendosi të rinisë gjithçka me Diego Forlan…të paktën deri në muajin mars.
Presidenti i qeverisë së futbollit uruguajan, Ignazio Alonso konfirmoi gjithçka për këtë lëvizje. ‘Komiteti Ekzekutiv i AUF ka zgjedhur Diego Forlan. E kishim kontaktuar edhe në 2022 për ta përfshirë në projekt, tani është entuziast-tha Alonso.
Në muajin mars të 2027 do të zhvillohen zgjedhjet për president në Federatën Uruguajane të Futbollit dhe aty do të kuptohet se ky institucion do të vazhdojë të besojë tek ai apo jo. Forlan do të drejtojë edhe kombëtaren uruguajane U20 që do të marrë pjesë në kampionatin amerikanojugor të kësaj grupmoshe që do të zhvillohet në janar të 2027.
Top Channel