Francë-Spanjë, një gjysmëfinale botërori prej 2.7 miliardë eurosh
Aymeric Laporte është francez që në gjysmëfinalen e Botërorit do të luajë kundër kombëtares së vendit të origjinës së tij. Zgjedhja e futbollistit për të luajtur me fanelën e La Roja është diskutuar shumë me mbrojtësin që u kthye të flasë për këtë vendim që është një ndër më të rëndësishmit në jetën e tij.
‘Ishte një moment i vështirë për mua-tha Laporte në një intervistë për Radio Marca-mora një vendim dhe jam shumë i lumtur për këtë’
Laportë kujtoi se ka pasur edhe futbollistë të tjerë që kanë kaluar një situatë të ngjashëm, por që nuk morën këtë vëmendje mediatike.
‘Nuk është bërë kaq shumë zhurmë për futbollistët që kaluan të njëjtën situatë si unë-vijoi Laporte- te ekipet e moshave të Francës jam ndeshur me 22 apo 23 futbollistë që përfunduan duke luajtur më një kombëtare tjetër edhe pse rastet e tyre nuk u bënë kaq publike’
Interesat që shkojnë përtej fushës së lojës
Laporte foli për rendimentin e tij me kombëtaren spanjolle dhe kritikat që ka marrë në muajt e fundit. Mbrojtësi shpjegoi se ai përfiton nga stili i lojës së Spanjës.
‘Loja që po bëjmë këtu është ajo ku ndihem më komod dhe më i dobishëm-tha Laporte që më pas befasoi duke thënë se një pjesë të debateve nuk kishin një shpjegim sportiv-është e qartë që në botën e futbollit ka interesa të tjera, këtë e di nga një burim i mirë’.
Laporte e thelloi analizën e tij dhe e vuri gishtin te marketingu dhe ekspozimi mediatik.
‘Ndonjëherë ka interes që të flitet më shumë për një futbollist në krahasim me të tjerët-tha Laporte-më thanë se nuk isha në formacionin ideal sepse nuk kisha dhënë një fanelë. Janë detaje që tregojnë se ka interesa në mes që ndonjëherë të dëmtojnë ose të të japin përfitime’
Këtë të martë Spanja do të përballet me Francën në gjysmëfinale të Botërorit me qendërmbrojtësin që shfaqi besimin te grupi. ‘Duhet të bëjmë ndeshjen tonë sepse besoj se do të varet më shumë nga ne se prej tyre–tha Laporte, i binduer se ambienti në skuadër dhe puna kolektive mund ta çojnë La Roja në finale.
Top Channel