Angli-Argjentinë, gjysmëfinalja që ndez historinë/ Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, një duel me emocione përtej futbollit
Botërori 2026 po shkon drejt fundit dhe tashmë janë përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste; Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina. Janë ekipe që e kanë fituar të paktën 1 herë titullin botëror pra nuk do të kemi asnjë emër të ri në klubin ekskluziv të kampionëve të botës.
Duke parë rrugëtimin e bërë deri tani, ka shumë të ngjarë që finalja e këtij edicioni të jetë sërish Francë-Argjentinë si 4 vite më parë, që do të ishte e vetmja finale e përsëritur botërori. Finalet e tjera të mundshme(Francë-Angli, Spanjë-Argjentinë dhe Spanjë-Angli) do të ishin finale që do të luheshin për herë të parë në mënyrë absolute.
Të martën e 14 korrikut në Dallas do të luhet gjysmëfinalja e parë e gjitha evropiane mes Francës dhe Spanjës. Duke u bazuar në atë çfarë kemi parë deri tani, në parashikime, nënkampionët e botës kanë një avantazh të lehtë; Franca 55% shanse për fitore, Spanja 45%.
Potenciali ofensiv i francezëve është shkatërrimtar. Edhe kur bllokohet Mbappe, rreziku vjen nga Dembele, Olise, Barcola apo Doue. Që të gjithë janë të vështirë për t’u përballuar edhe për faktin se nuk iu japin pika referimi kundërshtarëve. Spanja deri në çerekfinale nuk kishte pësuar gol dhe ajo që mendoi t’i japë fund kësaj pathyeshmërie mendoi Belgjika duke treguar rrugën sesi mund të arrihet te Unai Simon. Francezët kanë eksperiencë, por spanjollët kanë freskinë dhe papërgjegjshmërinë e të rinjve dhe kanë Lamine Yamal që nuk është ndezur ende.
Ndërsa në 15 korrik në Atlanta sidoqë të shkojë do të shkruhet një pjesë e historisë. Jemi 60 vjet nga botërori i vetëm i fituar nga Anglia, por sidomos jemi 40 vjet nga sfida e famshme e Azteca në 1986, ajo e ‘Dorës së Zotit’ dhe golit te shekullit të Maradonës. Dhe pikërisht në këtë detaj të fundit do të bazohen anglezët për të marrë revanshin e tyre, por amerikanolatinës sidoqoftë duken favoritë; Arjentina 52%, Anglia 48% .
Këtu diferencat mes dy skuadrave janë më të vogla sepse Argjentina e sotme ka në radhët e saj një lojtar klasi thuajse 40 vjeç dhe një grup lojtarësh të nivelit të lartë rreth tij, dikush është edhe në një farë moshe. Anglia ka dy fenomenë; Kane dhe Bellingham. Nëse nuk është mirë kapiteni, mendon Jude të marrë përdore skuadrën e Tuchel. Anglia, thuajse në të gjitha pozicionet ka alternativa interesante. Dhe nuk ishte rastësi që në ndeshjen me Norvegjinë Spence dhe Rogers në kohën shtesë të aktivizuar si zëvendësues dhanë një kontribut të shkëlqyer
Më pas janë në lojë trofe të tjerë që nuk kanë peshën e titullit botëror, por që shënjojnë karrierën e një futbollisti në mënyrë të pashlyeshme. I pari është si i golashënuesit të turneut. Ja situata për momentin
MESSI ARGJENTINË 8 GOLA
MBAPPÈ FRANCË 8 GOLA
Haaland Norvegji 7 gola
KANE ANGLI 6 GOLA
BELLINGHAM ANGLI 6 GOLA
DEMBELÈ FRANCË 5 GOLA
Në klasifikimin aktual vetëm Haaland është eliminuar dhe nuk mund të garojë për këtë trofe. Nga 4 skuadrat gjysmëfinaliste, vetëm njëra prej tyre nuk ka një goleador dominues; Spanja që në fakt është skuadra më ‘kooperativë’ e kësaj elite me Oyarzabal që është shënuesi më i mirë me 4 gola të shënuar deri tani
Më pas është Topi i Artë. Edhe në këtë rast do të jetë e rëndësishme të kuptohet se kush do të ngrejë trofeun. Kandidatët janë pak a shumë të njëjtët që janë në 5 vendet e para të klasifikimit të golashënuesve, por këtyre iu shtohet edhe Yamal që deri tani nuk ka dhënë më të mirën e tij sepse mbart me vete pasojat e një dëmtimi aspak të lehtë. Në momentin që është ndezur, 18 vjeçari ka shfaqur cilësitë e tij të jashtëzakonshme. Tani që gjërat janë bërë shumë më serioze, mund të presim të shohim edhe njëherë futbollistin që kemi admiruar në sfidat e mëdha të Ligës së Kampioneve dhe atëherë faktori LY mund të përmbysë gjithçka.
Top Channel