Live Norvegji-Angli/ Shtangen “Tre Luanët”, ‘Vikingët’ kalojnë në avantazh me një supergol
Thomas Tuchel nuk i kurseu fjalët e mira për Carlo Ancelottin të eliminuar nga Kupa e Botës nga Norvegjia dhe me të cilin ai është përballur shumë herë në karrierën e tij si trajner dhe këtë e bëri duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari brazilian.
Pyetja për gjermanin ishte nëse ai beson se ka ndryshuar identitetin e futbollit anglez dhe nëse Carlo Ancelotti duhet të bëjë të njëjtën gjë me Brazilin.
‘Nuk jam i sigurt nëse kam tentuar të ndryshoj identitetin tonë-ishte përgjigjja e Tuchel-kam tentuar të mbështes futbollistët dhe të krijoj një platformë që ata të shfaqin kualitetet e tyre. Mund të luajmë futboll ofensiv, mund të jemi agresiv. Mentaliteti, uria dhe grinta janë po ashtu pjesë e futbollit anglez. Këto gjëra kanë rëndësi në futboll, janë pjesë e Premier League dhe këta lojtarë dominojnë në nivelin maksimal’.
Më pas gjermani u përqendrua te pjesa e pyetjes për trajnerin e Seleçaos, Carlo Ancelotti.
‘E admiroj Carlon, një prej trajnerëve më të suksesshëm të të gjitha kohërave dhe një zotëri i vërtetë-shtoi Tuchel-jam shumë, shumë i sigurt se ai dha më të mirën e vetës. Ndonjëherë është vetëm futboll. Duhet t’i vuash humbjet për t’u kthyer me forcë. Brazili do ta bëjë këtë’.
Top Channel