LIVE/ 42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesit propozim: Protesta të nisë për një ditë paradite, më 23 korrik…

11/07/2026 20:06

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.

Protestuesit kanë nisur të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, teksa më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku u vendosën për vijimin e tubimit.

Përpara Kryeministrisë është propozuar që tubimi një ditë të bëhet paradite.

“Protesta të nisë për një ditë paradite. Në 23 korrik marshim në 8:30 nga sheshi Skënderbej te Parlamenti”, propozuan protestuesit.

Ndër kërkesat e tyre është edhe krijimi i një qeverie teknike dhe largimi i të gjithë klasës së vjetër politike.

Sot është thirrur protestë kombëtare, e njoftuar edhe një ditë më parë në tubim.

Protestuesit si zakonisht, pas fjalimeve e thirrjeve, pritet të nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.

 

 

Top Channel