Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin/ Pesë persona plagosen nga përplasja e dy makinave, dy në gjendje të rëndë
11/07/2026 20:23
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin.
Dy mjete janë përplasur ballë për ballë, duke lënë të plagosur pesë persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, automjetet janë shkatërruar pothuajse tërësisht. Për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve.
Top Channel