Lamine Yamal dhe kërkesa e të dashurës për finalen e Botërorit…
Harry Kane ka sfiduar presidentin e SHBA, Donald Trump në sportin e golfit dhe këtë e konfirmoi vetë sulmuesi i kombëtares angleze të futbollit teksa tregoi për një event që ndodhi përpara 1 viti e 6 muajsh.
‘Luajta mirë. Më ftoi për të luajtur me të kur isha në Palm Beach përpara 18 muajsh-rrëfën kapiteni i kombëtares angleze-kur presidenti i SHBA të fton diku…Ishte një eksperiencë surreale të luaje golf me të. Ai luan mirë, shpresoj të jem i zoti si ai kur të jem në moshën e tij’.
Në ditët e kaluara edhe vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump tregoi për këtë ndeshje të veçantë golfi duke e përkufizuar Harry Kane si një futbollist shumë të madh dhe një golfist të shkëlqyer.
‘Mendoj se kane është një lojtar i madh-deklaroi Donald Trump për sulmuesin e Tre Luanëve-luajta golf me të dhe më pëlqen shumë. Ai është edhe një golfist shumë i mirë, vërtet’.
Top Channel