Lamine Yamal dhe kërkesa e të dashurës për finalen e Botërorit…
FIFA po përgatit një tjetër revolucion të madh për kalendarin e futbollit botëror.
Sipas informacioneve të fundit, qeveria ndërkombëtare e futbollit është në bisedime që Kupa e Botës për Klube në vitin 2029 të mbahet në Katar, por këtë herë me një detaj që do të ndryshojë gjithçka: turneu pritet të zhvillohet në stazën e dimrit.
Ky vendim vjen si një “Déjà vu” e Kupës së Botës 2022 për kombëtaret, ku për shkak të temperaturave të larta gjatë verës në Lindjen e Mesme, FIFA u detyrua ta zhvendoste kompeticionin në muajt nëntor-dhjetor. Me sa duket, i njëjti skenar po planifikohet edhe për kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve.
Një format gjigant me 48 skuadra
Lajmi tjetër i bujshëm që shoqëron këto bisedime është zgjerimi drastik i turneut. FIFA synon që Botërori i Klubeve i vitit 2029 të zgjerohet duke përfshirë plot 48 skuadra nga të gjitha kontinentet. Ky zgjerim masiv do ta kthejë këtë kompeticion në një spektakël të vërtetë global, duke i dhënë mundësi më shumë klubeve nga konfederata të ndryshme të përballen me gjigantët europianë dhe amerikano-jugorë.
Megjithatë, mbajtja e një turneu me 48 ekipe në mes të sezonit dimëror pritet të hapë sërish debate të ashpra mes FIFA-s, UEFA-s dhe ligave kryesore europiane, të cilat do të detyrohen të ndërpresin kampionatet e tyre kombëtare për të akomoduar këtë “mega-turne”.
Mbetet për t’u parë se si do të pritet ky propozim nga sindikatat e lojtarëve, të cilët kohët e fundit kanë ngritur zërin gjithnjë e më shumë për mbingarkesën e kalendarit dhe rrezikun e dëmtimeve.
Top Channel