Argjentina harron disfatën me Spanjën në finale, shpall fitoren me Anglinë si ditën kombëtare të futbollit
Ronaldo Nazario Da Lima është një nga legjendat më të mëdha jo vetëm të Brazilit por edhe në historinë e Botërorëve. Ai që ka qenë kampion bote me Seleçaon në 1994 dhe 2002, është parë si spektator luksi në disa ndeshje të këtij edicioni të Kupës së Botës.
E megjithatë kombëtarja e vendit të tij, Brazili nuk u kualifikua mes 8 më të mirave të botës pasi u eliminua në 1/8 e finaleve nga Norvegjia e Erling Haaland.
Ai që është shënuesi më i mirë brazilian në historinë e botërorëve hapi zemrën teksa foli në lidhje me periudhën kur vari këpucët në gozhdë, një rrëfim që e bëri në podcastin ‘Futebol Legens Talks’.
Ronaldo u tërhoq nga futbolli kur ishte 34 vjeç në 2011, por qëndroi i lidhur me botën e futbollit.
‘Kur vendos të lësh futbollin e luajtur, ndihesh sikur të ka vdekur dikush pranë teje-tregon Ronaldo-vuajta një depresion të ashpër, fitova shumë peshë. Ishte shumë e vështirë që të lija futbollin. Ideja se nuk do të kthehesha të luaja më për një periudhë kohe ishte shkatërrimtare’.
Ronaldo shtoi se pikërisht në atë moment e kupton se ke të tjera gjëra për të bërë në jetë, por ideja që nuk do të konkurronte më i mbeti në mendje. Ronaldo Nazario pati një karrierë si rrallëkush. Ka zhvilluar 4 botërorë, duke fituar në 2 edicione. Në rang klubesh ka luajtur për Realin e Madridit, Barcelonën, Interin dhe Milanin.
Pasi vari këpucët në gozhdë mori drejtimin e klubit të Cruzeiros për 3 vjet(2021-2024) ndërkohë që ka qenë edhe aksioner i Real Valladolidit në periudhën 2018-2025.
Top Channel