Haaland kundër Kane, dy qendërsulmuesit më të mirë në botë vihen përballë njëri-tjetrit

10/07/2026 15:49

Kush është më i fortë, Harry Kane apo Erling Haaland? Është kjo një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, pasi është çështje preferencash, por është e sigurt te bëhet fjalë për dy qendërsulmuesit klasikë më të fortë në botë.

Është e imagjinueshme se duke vijuar kështu, në fund të karrierës, Haaland do të ketë shënuar më shumë gola se anglezi. Për momentin, norvegjezi ka 361 gola të shënuar  me kombëtaren dhe klube, ndërsa Kane është në 538. Shtatë vitet diferencë në moshë janë në favor të Haaland, por në sfidën e së shtunës, mosha nuk do të jetë faktor për asnjërin prej tyre, tani, ajo që ka rëndësi është të bësh një hap më shumë dhe të arrish në gjysmëfinale të Botërorit

Shumë të fortë në gjuajtjet me kokë, e djathta e Harry Kane, e majta e Erling Haaland, ekzekutues të mirë penalltish, gati për të goditur me forcë dhe precizion edhe nga jashtë zonë, mes tyre është diferenca më e dukshme në mënyrën si qëndrojnë në fushë dhe interpretojnë rolin e tyre. Haaland në ndonjë moment mungon, ose më mirë të themi, i pëlqen të japë këtë përshtypje. Siç ndodhi në ndeshjen ndaj Brazilit, ku 15 sekondat para golit të tij të parë tregojnë për planin perfekt për t’u zhdukur nga radari. Ndërsa topi shkon pranë zonës së Seleçaos, Haaland duket sikur nuk është i interesuar; ecën, tund kokën, duket i lodhur, ndërsa mbrojtësi i tij më i afërt, ai Gabrieli që duke qenë se luan te Arsenali, duhet ta njihte mirë, përshpejton hapim për të fituar pozicionin ideal në zonë. Më pas, ndërsa krosimi niste, gjarpri Haaland del nga koshi dhe godet duke e dërguar topin në rrjetë. Kane është ndryshe, i pëlqen të jetë gjithnjë një qendër të lojës dhe të jetë thuajse një organizator ofensiv. Ka një ‘sliding door’ të përbashkët mes futbollistëvë, ai i 2021; Kane dukej shumë pranë kalimit nga Tottenham te Manchester City, por tratativa dështoi. Anglezi qëndroi edhe dy vjet me Spurs duke mos fituar asnjë trofe deri në momentin kur kaloi te Bayerni i Mynihut. Ndërsa në 2022, Erlind Haaland u transferua pikërisht te Citizens duke fituar tituj njëri pas tjetrit. Norvegjezi është shpallur 3 herë shënuesi më i mirë i Premier League, ashtu si anglezi. Ata janë sfiduar vetëm 2 herë mes tyre, në sezonin 2022/23; në Manchester, City fitoi 4-2 dhe Haaland shënoi një gol, në Londër fitoi Tottenham 1-0 dhe goli vendimtar u shënua nga Kane.

 

Top Channel