FIFA nxjerr në shitje bileta shtesë për finalen, çmimi shkon deri në…33 mijë dollarë
Disa ditë pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në 1/8 e finaleve të Botërorit 2026, Vinicius iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë një mesazh popullit brazilian.
‘Pas 4 vitesh, ja ku jam sërish këtu duke menduar se çfarë duhet të shkruaj pas zhgënjimit në Botëror-shkruante Vinicius Junior-kam parë shumë persona të të gjitha moshave që më mbështetën dhe që ndanë ëndrrën me ne; do të ishte e padrejtë që të rrija në heshtje, por kisha nevojë për disa ditë për të reflektuar’.
Sulmuesi i Realit të Madridit e ndjeu peshën e përfaqësimit të Brazilit në një kompeticion siç ishte kampionati botëror.
‘Të vesh fanelën e kombëtares është krenaria më e madhe në jetën time, të eliminohesh në 1/8 e finaleve të Kupës së Botës është një ndjenjë e vështirë për ta përshkruar-vijonte Vinicius në mesazhin e tij-e di sa isha përgatitur, sa i përqendruar isha dhe sa e doja këtë rezultat për të gjithë ju dhe familjen time. Frustrimi është i madh. Kishim një skuadër mjaft të fortë për të marrë diçka më shumë, por nuk ia dolëm. Kërkoj ndjesë dhe do të vazhdoj të luftoj për ëndrrën tonë që të kthehemi në majë të botës’.
Top Channel