Haaland kundër Kane, dy qendërsulmuesit më të mirë në botë vihen përballë njëri-tjetrit
Kombëtarja egjiptiane e futbollit pas eliminimit në 1/8 e finaleve të Botërorit 2026 u kthye në vendlindje përmes fluturimit special të EgyptAir, avioni i të cilit u ul në aeroportin El Alamein.
Tifozë të shumtë ishin mbledhur në këtë aeroport të vogël teksa mbanin në duar flamuj të shumtë për të pritur me shumë entuziazëm futbollistët dhe stafin teknik.
Në brendësi të terminalit, skuadra u mirëprit nga stafi i aeroportit dhe futbollistët nënshkruan autografë dhe shtrëguan duar teksa në sfond ishte një fotografi gjigande ku shfaqej skuadra e Egjiptit në një moment të ndeshjes intensive me Argjentinën. Pas daljes nga aeroporti, skuadra mori një autobus të hapur duke udhëtyar mes turmës së madhe të tifozëve që po festonte me entuziazëm.
Pas pritjes së skuadrës e organizuar në El Alamein, skuadra e Egjiptit do të udhëtojë drejt Kairos me autobus, ndërsa ditën e shtunën futbollistët dhe stafi teknik do të priten nga presidenti egjiptian Abdel Fattah Al Sisi. Kombëtarja egjiptiane u eliminua nga Argjentina në 1/8 të finaleve pas një ndeshjeje intensive dhe spektakolare por qe pati edhe polemika, për të mbyllur një rrugëtim që media vendase e përkufizoi si të jashtëzakonshëm.
Top Channel