Tragjedi në Francë, humbet jetën 17-vjeçarja gjatë festimeve për fitoren ndaj Marokut

10/07/2026 12:57

Një vajzë 17 vjeçare humbi jetën në veri të Francës gjatë festimeve për suksesin e arritur nga Blutë transalpinë në ndeshjen me Marokun në çerekfinale të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze ‘Le Parisien’ që citonte një burim pranë hetimeve për ngjarjen. Mësohet se gjithçka ndodhi në qendër të Aulnoye-Aymeries, një qytezë me 10 mijë banorë në një rajon në veri të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, adoleshentja po festonte kualifikimin e Francës në gjysmëfinale në pjesën e pasme të një kamioni përpara se të rrëzohej e më pas të shtypej nga mjeti.

Gjithnjë sipas ‘Le Parisien’, drejtuesi i mjetit kishte disa persona në bord për një paradë. Ai u arrestua në vend dhe për më tepër, sipas një burimi pranë hetimit, ai ishte edhe në gjendje të dehur në momentin që ndodhi incidenti.

Top Channel