Skandali “Predator” trazon sërish Greqinë, ish-kryeministri kërkon hetim të plotë
Kryeministrja e Islandës, Kristrún Mjöll Frostadóttir, deklaroi se Groenlanda i përket popullit të saj dhe se banorët e ishullit nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e Shteteve të Bashkuara.
Komentet e saj u bënë përpara takimeve kryesore të samitit të NATO-s në Ankara, pasi presidenti amerikan Donald Trump përsëriti edhe një herë dëshirën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.
Frostadóttir tha se deklaratat e Trump nuk ishin të papritura, pasi kjo ka qenë një temë e vazhdueshme e presidentit amerikan.
“Ne kemi qenë shumë të qartë për këtë. Groenlanda i përket popullit të Groenlandës“, u shpreh ajo.
Kryeministrja islandeze shtoi se mbetet optimiste, duke theksuar se aktualisht po zhvillohen diskutime dhe bisedime në kuadër të një grupi formal pune, të cilave duhet t’u jepet kohë për të dhënë rezultate.
Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur çështja e statusit të Groenlandës është rikthyer në qendër të debatit ndërkombëtar pas komenteve të fundit të presidentit Trump.
Top Channel