Kush do të fitojë Botërorin? Parashikimi i Superkompjuterit Opta thotë…
Rafael Marquez është trajneri i ri kombëtares meksikane. Federata Meksikane e Futbollit e konfirmoi emërimin e tit, dy ditë pas eliminimit të skuadrës në Botërorin 2026 që Meksika e organizoi së bashku me SHBA dhe Kanadanë.
Ish qendërmbrojtësi i kombëtares meksikane, tashmë në moshën 47 vjeçare do të pasojë në këtë post Javier Aguirren me të cilin kishte punuar duke qenë asistenti i tij.
Në komunikatën e saj, Federata shpjegoi se Marquez do të garantojë vazhdimësi të projektit të nisur nga paraardhësi i tij në 2024, por që u mbyll me humbjen në 1/8 e finaleve ndaj Anglisë në Botërorin e shtëpisë. Emërimi i Rafael Marquez bëhet edhe me synimin që të përforcohet zhvillimi sportiv i skuadrës dhe për ta përgatitur atë në kompeticionet e ardhshme ndërkombëtare duke nisur që nga Concacaf Nations League që është në fund të këtij viti.
Ish futbollist i Monaco dhe Barcelonës, Rafael Marquez ka punuar me skuadrën rezervë të katalanasve përpara se të hynte në stafin teknik të Javier Aguirre te Meksika në vitin 2024.
Top Channel