LIVE/ 39 ditë protestë në Tiranë, tubuesit me pankarta e thirrje kundër klasës politike, kërkojnë qeveri teknike
08/07/2026 20:23
Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të.
Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë ku kanë nisur edhe fjalimet në podiumin e improvizuar para zyrës së Edi Ramës.
Me pankarta në duart, ata vijojnë thirrjet për qeveri tranzitore.

Ata kanë shpalosur deri tani pesë kërkesa, mes të cilave janë edhe ndryshimet në Kushtetutë për Kodin Zgjedhor e po ashtu një tjetër kërkesë është edhe largimi i klasës aktuale politike.
Top Channel