LIVE/ 39 ditë protestë në Tiranë, tubuesit me pankarta e thirrje kundër klasës politike, kërkojnë qeveri teknike
Një 69-vjeçar nga fshati Shalës i Konispolit ka mbetur i plagosur rëndë pasi u rrëzua teksa ndodhej në mal me bagëtitë e tij.
Sipas burimeve, Ismet Domeri po kulloste bagëtitë në një zonë malore, kur dyshohet se, për shkak të temperaturave të larta, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. 69-vjeçari është gjetur nga persona që ndodheshin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo.
Fillimisht ai u transportua në Spitalin e Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.Burime spitalore bëjnë me dije se i dëmtuari kishte pësuar trauma të rënda në kokë dhe në kraharor.
Për shkak të gjendjes së tij, mjekët vendosën transferimin me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim të specializuar.Shkaku paraprak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë humbja e ekuilibrit, e favorizuar nga temperaturat e larta, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten në verifikim.
Top Channel