Kush do të fitojë Botërorin? Parashikimi i Superkompjuterit Opta thotë…

08/07/2026 23:30

Është një mekanizëm që tashmë kemi mësuar ta njohim, por që ia vlen ta kujtojmë; Opta Predictor është një model parashikimi i krijuar nga Opta për të vlerësuar zhvillimin e një kompeticioni të caktuar. Modeli matematikor i përdorur ka në konsideratë variabla të shumtë mes të cilave: pika e fortë dhe e dobët e skuadrave kundërshtare për t’u përballur, rezultatet historike, precedentët, indeksi i rendimentit dhe shumë të tjera.

Në këtë pikë, Opta Predictor simulon mijëra herë zhvillimin e ndeshjeve të të gjithë turneut duke përcaktuar mundësitë në përqindje për pozicionimin e një skuadre në klasifikimin në grup dhe më pas për të mposhtur kundërshtarët e mundshëm në fazat me eliminim direjt. Nuk përfundon këtu; algoritmi përditësohet ndeshje pas ndeshje në bazë të rezultsateve dhe paraqitjeve të të gjitha skuadrave dhe ja sepse parashikimet mund të ndryshojnë gjatë zhvillimit të turneut

Tetë skuadrat çerekfinaliste: 

Argjentina, Belgjika, Franca, Anglia, Maroku, Norvegjia, Spanja, Zvicra

Përqindjet ndeshje për ndeshje: 

Francë vs Marok:

kalon Franca me 73,9% vs 26,1%

Spanjë vs Belgjikë:

kalon Spanja me 69,7% vs 30,3%

Norvegji vs Angli:

kalon Anglia me 62,4% vs 37,6%

Argjentinë vs Zvicër:

kalon Argjentina me 69,1% vs 30,9%

Si do të ishin gjysmëfinalet(dhe kush kalon në finale)

Duke parë llogaritë dhe përqindjet, dy gjysmëfinalet parashikohet të jenë Francë-Spanjë dhe Angli-Argjentinë. Superkompjuteri e diktoi këtë linjë edhe përpara fillimit të Botërorit. Por në krahasim me parashikimet e bëra përpara turneut kanë ndryshuar përqindjet për finalen e madhe të mundshme. Në fillim favorite ishin Spanja dhe Anglia që ngritën pak dyshime gjatë rrugëtimit të tyre në grupe. 

Algoritmi thotë se Franca ka  44,3% probabilitet për të shkuar në finale, kundër 36.4% të Spanjës dhe Argjentinës, ndërkohë që më e shkëputur është Anglia me 35%. Me pak fjalë sipas Superkompjuterit Opta, finalja e 2026 do të jetë e njëjta si në edicionin e 4 viteve më parë; Francë-Argjentinë, por diferencat mes skuadrës së Tuchel dhe asaj të Scalonit po reduktohen dalëngadalë duke parë edhe dy fitoret e fundit me vuajtje të Argjentinës.

Kush do të fitojë Botërorin sipas Superkompjuterit Opta

Botërori 2026 nuk do të ketë të njëjtin rezultat si në 2022, të paktën sipas algoritmit; favoritja për fitoren përfundimtare mbetet Franca me 27.3% probabilitet, më e larta nga të gjitha kombëtaret. Spanja ka një përqindje prej 21.3%, më e lartë se e Argjentinës me 17.3%

Kuriozitet shtesë: Opta ka përpiluar një klasifikim unik në bazë të probabilitetit për triumfin në Botëror pa pasur në konsideratë, skemën tenistike. Klasifikimi reflekton thuajse të gjithë ecurinë e turneut, por jo gjithmonë

‘Klasifikimi unik’ në bazë të probabilitetit për fitoren e Botërorit

Franca: 27,3%

Spanja: 21,3%

Argjentina: 17,3%

Anglia: 16,5%

Norvegjia: 6,6%

Zvicra: 3,8%

Maroku: 3,7%

Belgjika: 3,6%

Top Channel