Franca, Didier Deschamps konfirmon kartonin e verdhë të Michael Olise

08/07/2026 20:07

Kartoni i verdhë i marrë nga Michael Olise në fitoren 1-0 të Francës ndaj Paraguajit në 1/8 e finaleve të Botërorit 2026 u konfirmua nga FIFA. Ai që e bëri të ditur ishte trajneri i Bluve, Didier Deschamps në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Marokun.

‘Kartoni i verdhë nuk ka ndryshuar. Morëm njoftimin nga FIFA këtë mëngjes, mbetet i vlefshëm’-tha Didier Deschamps

Federata Franceze e Futbollit kishte kërkuar anulimin e kartonit të verdhë të Olise me pretendimin se nuk kishte faull në episodin që e sanksionoi fantazistin. Në minutat shtesë të ndeshjes me Paraguajin, Olise u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri uzbek, Ilgiz Tantashev për një përplasje me Matias Galarza edhe pse përsëritjet e e imazhit tregonin se nuk ka pasur asnjë kontakt mes tyre.

Futbollisti i Bayernit të Mynihut vuri gishtin në gojën e mesfushorit paraguajan që menjëherë ra në tokë dhe kjo e shtyu arbitrin t’i tregojë kartonin e verdhë. Nëse Olise do të marrë një tjetër karton të verdhë në çerekfinalen ndaj Marokut, do të skualifikohet për në gjysmëfinale. Edhe Bradley Barcola e Manu Kone që u ndëshkuan me karton të verdhë ndaj Paraguajit rrezikojnë

Top Channel