Mes revoltës së UEFA-s, Afrika del hapur në krah të presidentit të FIFA-s
Spanja arriti të kualifikohet për në çerekfinale të Botërorit 2026 pasi mori një fitore të vështirë ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos të cilën e mundi 1-0 me golin e Mikel Merinos që u aktivizua në këtë përballje si zëvendësues.
Trajneri i kampionëve të Evropës, Luis De La Fuente foli për median spanjolle menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, padyshim i kënaqur me atë çfarë bëri skuadra e tij.
‘E vërteta është se ishte një superndeshje, një finale e parakohshme-tha Luis De La Fuente-nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke vuajtur deri në fund. Zhvilluam një ndeshje të kompletuar, futbollistët më të rëndësishëm janë atë që hyjnë në fushë nga stoli’
Lëvizja e De La Fuentes për të hedhur në fushë Merinon e shpërbleu pasi futbollisti i Arsenalit shënoi golin e fitores së La Roja
‘I thashë që të luante siç ka bërë gjithmonë-shtoi Luis De La Fuente-që të mbështeste mesfushën dhe sulmin, po mendonim që të jepnim pak më shumë ritëm për të përballuar kohën shtesë. Kontributi i futbollistëve ishte gjenial’.
Top Channel