Live Zvicër-Kolumbi/ 120 minuta pa gola, fituesi do të vendoset nga penalltitë
Botërori 2026 mund të jetë edicioni që ndryshoi përfundimisht futbollin. Prej vitesh po bashkëjetojmë me teknologjinë në fushë, rolin e ridimensionuar të arbitrave anësorë dhe rishikimin e VAR që mund të ndryshojë gjithçka në një moment. Por këtu, ajo që po shohim më SHBA, Kanada e Meksikë shkon përtej rregullaveë të reja të bëra të ditura në prag të eventit.
Nuk bëhet fjalë vetëm për sanksionet automatike për vonesat në lojë apo për modifikimin e protokollit VAR që tani mund të ndërhyjë edhe në goditjet e këndit dhe për kartonin e dytë të verdhë apo për sanksionin me karton të kuq për mbulimin e gojës; jemi përbllë një metamorfozë të vërtetë, futbolli po shndërrohet në diçka më shumë dhe është gjithnjë e më i ngjashëm me një sport amerikan.
Prova e parë e këtij revolucioni është aplikimi i të ashtuquajturave ‘Pauza të Hidratimit’, dy ndërprerje të detyrueshme prej 3 minutash të vendosura nga arbitri, pavarësisht kushteve të motit dhe që ndoshta është më mirë t’i quajma ‘pauza publicitare’. Pauza që praktikisht e ndajnë ndeshjen në 4 pjesë me nga 22 minuta secila. Kjo masë zyrtarisht është prezantuar si një mënyrë për të mbrojtur futbollistët nga klima shumë e nxehtë e verës, por që është shndërruar në tabelë qitje të kritikave të ashpra nga ana e tifozëve, teknikëve dhe specialistëve, sipas të cilëve shëndeti është vetëm një pretekst për t’iu dhënë televizioneve 6 minuta kohë për spote me çmime të kripura.
Një hipotezë kjo e pranueshme duke qenë se Michael Johnson, analist për S&P Global, ka vlerësuar se në këtë Botëror çdo hapësirë publicitare brenda pauzës mund të arrijë çmime si në Super Boël duke variuar nga 7 në 9 milionë dollarë, por gjëja më interesante është sidomos konstatimi sesi këto ndërprerje po ndryshojnë fytyrën e sportit më të dashur në botë. Pauzat e hidratimit kanë si pasojë shumë minuta shtesë dhe rezultati është se ndeshjet e Botërorit nuk përfundojnë kurrë.
Shifrat flasin qartë, vetëm 4 herë në edicionet e kaluara është shënuar 1 gol vendimtar në minutat shtesë në një ndeshje me eliminum direkt. Në këtë edicion, jemi në 1/8 e finaleve dhe kemi arritur tashmë në 7 gola, ndërsa në total janë 32 gola të shënuar në minutat shtesë deri në këtë moment.
Katër kohë, shumë minuta shtësë, gola në sekondën e fundit…por nuk janë vetëm këto, sepse këto ditë kemi qenë dëshmitarë të pezullimit të skualifikimit të Balogun edhe pse ishte i ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen paraardhëse sepse duke cituar Donald Trump ‘është e padrejtë që futbollisti yt më i mirë të mos luajë ndeshjen e radhës’.
‘Ndryshe është të penalizosh dikë për ndeshjen në zhvillim, por si mund të penalizosh atë për një ndeshje që nuk është zhvilluar ende?-ishte pyetja e presidentit të SHBA që është e qartë që nuk e di si janë rregullat e…soccer-kështu i kërkova FIFA një rishikim’
Dhe kështu Balogun ishte titullar kundër Belgjikës, duke shtyrë Anglinë që të mendojë për një apelim ndaj kartonit të kuq të Quansah në mënyrë që ta ketë në fushë në ndeshjen me Norvegjinë. Metamorfoza e futbollit ka nisur tashmë, por ka dyshime të mëdha nëse do të na pëlqejë akoma siç na ka pëlqyer më parë.
Top Channel