‘Karma dhe gjakftohtësi’/ Bashkëshortja e Rudi Garcias feston fitoren e Belgjikës, por nuk e harron çështjen Balogun

07/07/2026 15:01

Belgjika mori një fitore të thellë ndaj SHBA duke e mundur me rezultatin 4-1 duke bërë paraqitjen e saj më të mirë në këtë turne.

. Suksesit të Red Devils iu gëzua edhe Francesca Brienza, gazetare dhe njëkohësisht bashkëshortja e trajnerit të Belgjikës, Rudi Garcia, por sigurisht pa harruar çështjen Balogun.

Francesca Brienza në llogarinë e saj në Instagram, pas fitores së Belgjikës, postoi një foto të saj teksa ishte e qeshur të shoqëruar me frazën: ‘Karma dhe gjakftohtësi’

Karma që citoi ajo lidhet me suksesin ndaj SHBA pavarësisht vendimit të FIFA së Gianni Infantinos, i sugjeruar nga presidenti i SHBA Donald Trump për të anuluar pezullimin e sulmuesit të skuadrës së drejtuar nga Mauricio Pochettino, Folarin Balogun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Francesca Brienza (@brienzina)

Top Channel