Shuhet ëndrra amerikane, çfarë do të ndodhë me futbollin e SHBA pas Kupës së Botës
Sikur të mos mjaftonte zhgënjimi për eliminimin në 1/8 e finaleve të Botërorit të shtëpisë, por SHBA tani duhet të përballen dhe me ironitë dhe talljen.
Pas humbjes 4-1 ndaj Belgjikës, në rrjetet sociale ishin të shumtë ata, mes të cilëve edhe ish zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, që nxorën në dritë ‘mallkimin Trump’, një teori kjo sipas së cilës shefi i Shtëpisë së Bardhë sjell fatin e keq
‘Mallkimi Trump hyn në veprim siç ndodhi ndaj Knicks-shkruante Scaramucci duke iu referuar faktit që në finalen e NBA ndaj San Antonios, skuadra e New Yorkut e pësoi humbjen e vetme në sfidën ku i pranishëm ishte dhe presidenti i SHBA. Ka nga ata që kujtojnë se Trump kishte parashikuar fitoren e Kansas City në Super Bowl, një ndeshje që në fakt u fitua bindshëm nga Philadelphia Eagles. Po kështu të tjerë kujtojnë praninë e Trump në Ryder Cup në golf kur Evropa mundi SHBA.
Top Channel