Balogun, çfarë dështimi pas polemikave, gjuajtja e tij e parë në portë erdhi në… minutën e 81-të

07/07/2026 10:53

SHBA-të humbën ndeshjen e tyre, por më shumë humbën nderin dhe imazhin e tyre në ndeshjen me Belgjikën. Në Seattle, kjo sfidë u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të Red Devils që u kualifikuan për në çerekfinale ku do të përballen me Spanjën.

Por më shumë sesa fitoren e saj, skuadra e Rudi Garcia festoi disfatën e kombëtares amerikane që kishte në fushën e lojës edhe Folarin Balogun; ishte pikërisht sulmuesi i ‘rehabilituar’ mes polemikave nga skualifikimi pas një telefonate të Donald Trump me Infantinon, lojtari më i dobët në fushën e lojës.

I frustruar, ndoshta për faktin se u shndërrua në një çështje më shumë diplomatike se sportive, futbollisti i Monacos ishte një fantazmë në fushën dhe lojës dhe gjuajtjen e parë në portë e bëri në minutën e 81. Një paraqitje që vetë trajneri i Belgjikës Rudi Garcia e komentoi pas përfundimit të sfidës.

Balogun erdhi të më flasë. Kjo më pëlqeu-tha Rudi Garcia-nuk është faji i tij, nuk është ai përgjegjësi, këtë i thashë. E vlerësoj faktin që erdhi të më takojë. Është një futbollist që e vlerësoj’.

Top Channel