Ndërhyrja e Trump për kartonin e kuq, kush janë personat që e bindën presidentin e SHBA të telefonojë Infantinon
Wayne Rooney ka qenë një prej personaliteteve që ka folur më qartë në lidhje me pezullimin për 1 vit të skualifikimit me një ndeshje të Folarin Balogun pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen mes SHBA dhe Bosnjes.
Ish sulmuesi anglez nuk u kursye në sulmet e ashpra në drejtim të presidentit të FIFA, Gianni Infantino, që sipas raportimeve mori një vendim të tillë pas një telefonate të marrë nga Shtëpia e Bardhë.
‘Besoj se është absolutisht një turp, me të vërtetë e besoj…Ajo që është më e turpshme është se e pezullojnë këtë sanksion për 1 vit-tha Rooney-Infantinos duhet t’i vijë turp për këtë sepse bie në kundërshtim me shpirtin sportiv të kësaj loje’
Po kështu, Rooney kujtoi sanksionin që i dhanë me 3 ndeshje pezullim gjatë Evropianit 2012 dhe shtoi se nëse mendonin se aksioni i Balogun nuk meritonte kartonin e kuq, mund ta kishin ndryshuar dënimin, por jo ta pezullonin sanksionin për 12 muaj
Ata që kanë dalë kundër rrymës në këtë pikë kanë qenë pikërisht Zlatan Ibrahimovic dhe Thierry Henry të cilët komentojnë botërorin në Fox Sports. Si francezi ashtu edhe suedezi u shprehën të kënaqur me këtë vendim të FIFA pasi mendonin se Balogun nuk e meritonte kartonin e kuq në sfidën me Bosnjen.
View this post on Instagram
Top Channel