Sepp Blatter për çështjen Balogun: Kartonët e kuq nuk pezullohen me telefonata

06/07/2026 13:19

‘Kartonët e kuq nuk pezullohen me telefonatat politike, por përmes rregullave, provave dhe nga organizmat e pavarur’-kështu shkruante në llogarinë e tij në X ish presidenti i FIFA, Sepp Blatter pas vendimit të qeverisë së futbollit botëror për Folarin Balogun.

Sulmuesit të skuadrës së SHBA ishte ndëshkuar me karton të kuq gjatë ndeshjes së 1/16 të finaleve të Botërorit 2026 me Bosnjen me futbollistin që automatikisht u skualifikua me një ndeshje. Por ditën e dielë, FIFA bëri të ditur pezullimin e këtij skualifikimi, një vendim ky që erdhi pas një telefonate të presidentit amerikan Donald Trump me atë të FIFA, Gianni Infantino.

‘Nëse një president i SHBA ndërhyn te presidenti i FIFA dhe një futbollist në mënyrë të papritur falet përpara një ndeshjeje me eliminim direkt në Kupën e Botës, është e paevitueshme pyetja: Quo vadis, FIFA?-vijonte Blatter në postimin e tij-Futbolli nuk duhet të bëhet kurrë një terren loje për pushtetin politik’.

Top Channel