Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

06/07/2026 14:00

Përfaqësuesja e Brazilit është gjunjëzuar plotësisht pas eliminimit dramatik nga Kupa e Botës.

Një tjetër ëndërr është shuar, por imazhi që po bën xhiron e botës nuk është ai i lojës, por ai i dëshpërimit të thellë të Casemiros.

Mesfushori me përvojë, një “mur” në fushën e blertë, nuk arriti t’i përmbante emocionet përballë kamerave. Pyetja e një gazetari për miliona fëmijë brazilianë, të cilët shihnin tek ai idhullin e tyre dhe shpresën për trofe, ishte “goditja” e fundit. Sytë e mbushur me lot dhe zëri që i dridhej treguan më shumë se çdo fjalë e mundshme.

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Çdo futbollist ëndërron të fitojë Kupën e Botës që në fëmijëri, dhe ky ishte shansi im i tretë. Jam krenar për gjithçka që bëmë, por e di që zhgënjyem miliona tifozë. Në këtë moment, dua vetëm të jem me familjen time, sepse dhimbja është shumë e madhe,” u shpreh Casemiro mes lotësh.

Ky rrëfim i sinqertë ka prekur zemrat e tifozëve anembanë botës, pavarësisht fanellës që mbështesin. Ndërsa Brazili kthehet në shtëpi pa trofeun e shumëdëshiruar, lotët e Casemiros do të mbeten dëshmia më e pastër e asaj çfarë do të thotë të luash me zemër për vendin tënd.

Top Channel