Hamasi shpërndan organin qeverisës të Gazës, hapet rruga për komitet teknokratik

06/07/2026 15:36

Hamasi ka njoftuar shpërbërjen e organit që ka qeverisur Rripin e Gazës për gati dy dekada, duke hapur rrugën për një strukturë të re teknokratike që do të merret me administrimin civil.

Sipas deklaratave zyrtare, kreu i komitetit të emergjencës së qeverisë, Mohammed al-Farra, ka dhënë dorëheqjen dhe ka vendosur shpërbërjen e komitetit ekzistues për të lehtësuar tranzicionin drejt një modeli të ri administrativ.

Zëdhënësi i qeverisë së Hamasit, Ismail al-Thawabta, tha për AFP se procesi do të kalojë te “Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG)”, i cili do të ketë rol në organizimin e sundimit civil në territor.

Sipas të njëjtave burime, NCAG është krijuar nga Bordi i Paqes i Trump dhe pritet të marrë përgjegjësi në fazën e re të administrimit të Gazës.

Ky zhvillim shihet si një ndryshim i rëndësishëm në strukturën e qeverisjes së territorit pas një periudhe të gjatë nën administrimin e Hamasit.

Top Channel