Entuziazmi për Norvegjinë në Botëror, Forcat e Armatosura në vendin skandinav i bashkohen trendit festiv(VIDEO)

06/07/2026 09:52

Norvegjia është një prej suprizave më të bukura të këtij Botërori. Skuadra skandinave po mahnit të gjithë në fushën e lojës dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Botërorit ndaj Brazilit teksa me meritë të plotë shkroi emrin mes 8 ekipeve më të mira.

Por spektakël po dhurojnë edhe tifozët e saj me mënyrën unike të festimit të tyre dhe me atmosferën që kanë krijuar si në stadium edhe në rrugët dhe sheshet e qyteteve amerikane.

Trendit të krijuar në këto ditë të Botërorit i ka përfshirë të gjithë, madje edhe vetë Forcat e Armatosura Norvegjeze të cilat nuk i kanë rezistuar tundimit teksa kanë kryer të njëjtin festim të tifozëve ‘vikingë’.

Top Channel