“Eliminimi erdhi nga vendimet e trajnerit”/ Ronaldo ‘Fenomeni’ kritikon Ancelottin për disfatën e Brazilit, i drejton gishtin edhe Viniciusit: Kur ekipi kishte nevojë, ai nuk bëri asgjë
Nga Shtëpia e Bardhë te drejtuesit e FIFA duke kaluar te ministrat, avokatët dhe djali i ish kryetarit të bashkisë së New Yorkut, Rudi Giuliani. Sipas një investigimi të të përditshmes gjermane ‘Bild’ ka pasur një lobim intensiv e kryesuar nga administrata Trump për pezullimin e skualifikimit të sulmuesit të SHBA, Folarin Balogun gjatë Botërorit 2026.
Sipas të përditshmes gjermane, pak minuta pas ndëshkimit me karton të kuq të Balogin në ndeshjen ndaj Bosnje Hercegovinës, Andreë Giuliani ka informuar presidentin Trump duke nisur kështu një fushatë që zgjati 4 ditë për të fituar më në fund heqjen e pezullimit të sulmuesit amerikan që do ta linte atë jashtë ndeshjes së 1/8 të finaleve me Belgjikën.
Por përvec Andreë Giulianit, ky operacion, gjithnjë sipas Bild, përfshiu edhe shefin e task forcës për Kupën e Botës në SHBA, sekretarin e Tregtisë, Hoëard Lutnick, drejtues të Federatës Amerikane të Futbollit dhe një ekip avokatësh të ngarkuar për të paraqitur apelin në FIFA. Po kështu në mënyrë paralele, mësohet se janë mbledhur elementë për arbitrin brazilian Raphael Claus, që ndëshkoi futbollistin me karton të kuq, ndërsa dosja ekzaminohej nga organet disiplinore të FIFA.
Sipas ‘Bild’, Trump ditën e enjte foli përmes telefonit me presidentin e FIFA, Gianni Infantinoi duke kërkuar sqarime për rregullat në lidhje me kartonin e kuq dhe si pasojë edhe skualifikimin. FIFA, e cituar nga Politico, nuk e konfirmoi temën e bisedës, duke pohuar se vendimi është marrë në autonomi të plotë nga Komisioni i pavarur i Disiplinës
Fjalët e Donald Trump.
Ditën e dielë, FIFA bëri të ditur pezullimin e skualifikimit të Balogin, por nuk bëri të ditur motivin e marrjes së këtij mendimi dhe as nuk sqaroi nëse ky vendim është marrë përmes votës së Komisionit të Disiplinës, duke ngritur akoma më shumë pikëpyetje në lidhje me këtë çështje, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht FIFA që bëri gjënë e duhur
Nga Belgjika: Federata apelon vendimin
Ndërkaq Federata Belge e Futbollit, nisi menjëherë lëvizjet e saj teksa vendosi të apelojë këtë vendim të FIFA për Balogun. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Le Soir’ sipas së cilës, qeveria e futbollit belg i ka dërguar FIFA një letër e interpretuar si një apel dhe një anëtar i Komisionit të Apelit u ngarkua të prononcohet për këtë çështje me shumë urgjencë.
Top Channel