Michael Olise vë në shënjestër një rekord të Lionel Messit në Botërorin e tij të parë

05/07/2026 21:42

Michael Olise po spikat shumë në këtë edicion të Kupës së Botës teksa është një prej protagonistëve absolutë me përfaqësuesen e Francës. Futbollisti i Bayernit të Mynihut ka dhënë 5 asist në 5 ndeshjet e para të Botërorit, diçka që nuk është parë ndonjëherë në historinë e kompeticionit.

Por nuk mbetet me kaq, pasi Olise është vetëm 3 asiste larg rekordit absolut të Botërorëve që mbahet nga Lionel Messi.

Sulmuesi argjentinas ka zhvilluar në total 30 ndeshje në kampionatet botërore dhe ka dhënë 8 asiste, një shifër që mund të ishte rritur në ndeshjen me Kepin e Gjelbër. Goli i fundit i Argjentinës u konsiderua autogol dhe kështu pasimi i Messit në atë aksion nuk mund të llogaritet si asist për Cuti Romeron. 

Në këtë situatë, Olise është 3 asiste larg rekordit të Messit, por me 25 ndeshje më pak, një rekord që dukej i pamundur për t’u thyer, por Olise është gati që ta arrijë këtë pikërisht në Botërorin e tij të parë.

Top Channel