90% mundësi për rrufe! Anglinë e ndjek “mallkimi” i motit, ja vendimi dramatik që u mor në mesnatë!
Një foto selfie me Lionel Messin është e përjetshme, sidomos kur ke qenë pranë eliminimit të tij nga Botërori.
Pas ndeshjes madhështore që Kepi i Gjelbër zhvilloi ndaj Argjentinës të cilën e humbi vetëm në kohë shtesë me rezultatin 3-2, futbollistët e Kepit të Gjelbër kryen foto selfi me kapitenin e skuadrës Albiceleste.
Ata e pritën në zonën mix ku jepen intervistat për të bërë më pas edhe fotot me të duke krijuar edhe një lloj radhe. Messi me buzëqeshjen e tij të zakonshme dhe disponibilietetin e tij bëri foto me të gjithë për të bërë më pas shaka me gazetarët argjentinas. ‘M’i morën të gjitha, fanellë, pantallona… e bukura ështe se në fushë më dhanë shkelma gjatë gjithë ndeshjes’-tha Messi duke buzëqeshur pa krijuar polemika padyshim.
The smile on Messi’s face while taking selfie after selfie with the Cape Verde players after the game. They really swore he doesn’t vibe with Black players. 🩵😭 pic.twitter.com/0QgRfEDqRT
— MC (@CrewsMat10) July 4, 2026
Top Channel