U godit për vdekje me thikë pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën në Ksamil
Mesazhe të publikuara nga një grup në aplikacionin Telegram, ku komunikojnë persona të përfshirë në organizimin e protestës, tregojnë se zhvendosja e protestuesve drejt Komisariatit nr. 3 ishte diskutuar paraprakisht.
Sipas bisedave të publikuara, pjesëmarrësit shkëmbejnë mendime për mënyrën se si turma duhet të drejtohej drejt komisariatit, ku mbaheshin 21 personat e arrestuar pas protestës së 2 korrikut para Kuvendit.
Në një prej mesazheve shkruhet: “Po te 302. Sot mendoj me e përdor turmën si duhet, me ik te 302 i nxjerrim çunat direkt”, ndërsa në një tjetër propozohet: “Ose bllokojmë rrugë, ose hyjmë sot se jemi mijëra”. Me “302” i referohen IEVP ku mbahen të paraburgosurit në rrugën “Mine Peza”.
Megjithatë, në grup ka pasur edhe mesazhe që u bënin thirrje protestuesve të shmangnin dhunën. Në një njoftim të fiksuar thuhet: “Shiko disa sot janë me maska në protestë, distancohuni nga veprime dhune”. Një tjetër pjesëmarrës shkruan: “Edhe me dhunë nuk fitojmë gjë”.
Nga ana tjetër, disa mesazhe kërkonin rritjen e presionit ndaj institucioneve, përmes bllokimit të rrugëve ose veprimeve më të forta gjatë protestës.
Publikimi i këtyre bisedave vjen pas incidenteve të së premtes mbrëma para Komisariatit nr. 3, ku një grup protestuesish shkatërruan hyrjen dhe ambientet e godinës dhe tentuan të hynin brenda. Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës, ndërsa gjatë përplasjeve mbeti elënduar edhe një efektive.
Mesazhet kanë ngritur dyshime se marshimi drejt komisariatit nuk ishte një lëvizje spontane, por ishte diskutuar dhe e koordinuar më herët përmes grupeve të komunikimit të protestës.



Top Channel