Gazetarja e dëbuar nga gratë e futbollistëve rikthehet te Messi, fjalët e “Pleshtit” bëjnë xhiron e botës!
Franca arriti të kualifikohej për në çerekfinale të Botërorit 2026 pasi mundi në 1/8 e finaleve Paraguajin 1-0 në një ndeshje ku futbollistët e Bluve u përballën me një lojë shumë të ashpër të kundërshtarëve që pati momente që i kaluan limitet, por që nuk morën asnjë ndëshkim nga arbitri i ndeshjes.
Transalpinët nuk e fshehën aspak indinjatën e tyre për atë çfarë u pa në fushën e lojës ku i pari që ngriti akuza ishte Kylian Mbappe, ndërkohë që në të njëjtën linjë u shfaq edhe trajneri Deschamps
‘Ky nuk është ai futbolli që tërheq njerëzit të vijnë në stadiume-tha Deschamps pas ndeshjes me Paraguajin-secila prej skuadrave luajti siç dëshironte. Por ka pasur fyerje nga pankina kundërshtare që do të ishin më mirë të evitoheshin’.
Por duket se edhe në fushë kanë ‘fluturuar’ fyerjet me Mbappe e Galarza që sulmuan njëri-tjetrin me fjalë të rënda në një farë pikë dhe në momente të caktuara dukej se arbitri mund të kishte përdorur flamurin e verdhë si në futbollin amerikan, përveç kartonëve të verdhë.
Top Channel