Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Infantinos? Gjesti i portugezit pas takimit bëhet viral
Shumë trajnerë pas eliminimit të skuadrave të tyre respektive kanë dhënë dorëheqjen apo janë shkarkuar, por te Australia është marrë një vendim krejt tjetër. Federata Australiane e Futbollit vendosi të konfirmojë besimin te Tony Popovic.
Trajneri 53 vjeçar u vu në shenjestër të kritikave për disa vendime që kontribuan në humbjen me penallti ndaj Egjiptit në 1/16 të finaleve të Botërorit. Një mes këtyre vendimeve ishte ai i zëvendësimit të portierit titullar Patrick Beach me Mathew Ryan, me këtë të fundit që nuk bëri asnjë pritje në serinë e gjuajtjes së penalltive. Po kështu ai ngarkoi të ekzekutojë një penallti, 19 vjeçarit Harrington që e gaboi gjuajtjen e tij.
‘Çdo tifoz ka idenë e tij se çfarë do të mund të bënte më mirë, por Popovic dhe stafi i tij, janë gjithnjë në pozicionin më të mirë për të vlerësuar atë që duhet. Pastaj, sot të gjithë dinë gjithçka, por për ne trajneri meriton besim të plotë, është personi i duhur për të vijuar punën’-tha Shefi Ezkekutiv i Federatës Australiane të Futbollit, Martin Kugeler.
Popovic, që e mori drejtimin e Australisë në 2024, e drejtoi këtë skuadër në pjesëmarrjen e 6 radhazi në Kupën e Botës dhe përpara turneut ai kishte rinovuar kontratën deri në Kupën e Azisë të 2027 që do të mbahet në Arabinë Saudite në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Top Channel