Të tjera lajme të këqija nga Tunizia, largohet Herve Renard pas vetëm 2 ndeshjesh

04/07/2026 22:50

Nga Tunizia vijnë vetëm të pakëndshme. Skuadra afrikane largoi edhe trajnerin e dytë pas vetëm 20 ditësh dhe bëhet fjalë për Herve Renard i cili mori drejtimin e Tunizisë për të zëvendësuar Sabri Lamouchi pas humbjes së thellë të skuadrës në ndeshjen me Suedinë.

Trajneri u ul në pankinën e skuadrës tunizien për ta kualifikuar në raundin tjetër, por përfundoi duke pësuar dy humnje të tjera që vulosën një pjesëmarrje katastrofike të Tunizisë. Dy ndeshje dhe 500 mijë euro janë shifrat me të cilat Renard e mbyll aventurën e shkurtër me skuadrën tuniziane. Nënshkrimi me Renard ishte i kushtueshëm për afrikanoveriorët por pavarësisht kësaj nuk mundën të arrijnë objektivat e tyre

Lajmi për largimin e Renard pasoi atë për pozitivitetin në testet antidoping me clembuterol të 8 futbollistëve tunizianë, një substancë e ndaluar kjo për të përmirësuar rendimentin, por që rezultoi se ata e kishin marrë përmes helmimit të ushqimit pasi konsumuan mish në Meksiko.

Ndërsa përpara fillimit të Botërorit në vend u kthye në çështje futbollisti premtues i kombëtares Tuniziane Louey Ben Farhat, që hoqi dorë nga pjesëmarrja në Botëror pasi nuk ndihej i përgartitur për një kampionat kaq kërkues. Dhe pas këtij lajmi u duk sikur te Tunizia gjithçka mori kurbën rënëse.

Top Channel