Pankina e Gjermanisë, Federata gati t’i japë pushtet të plotë Jurgen Klopp

04/07/2026 22:23

Federata Gjermane e Futbollit është gati t’i japë pushtet të plotë Jurgen Klopp për të drejtuar projektin e rindërtimit të kombëtares gjermane. Sipas të përditshmes ‘Bild’, trajneri do të ketë dorë të lirë të bëjë të gjitha ndryshimet e nevojshme me objektivin që të kthejë skuadrën 4 herë kampione të botës në elitën e futbollit ndërkombëtar pas dështimit të fundit në Botëror.

Gjithnjë sipas Bild, ky ndryshim modeli po e tregon që në lëvizjen e parë. Drejtori i ardhshëm Ekzekutiv i Federatës nuk do të lidhet direkt me kombëtaren dhe do ta përqendrojë punën në strukturën federative dhe të zhvillimit të futbollit bazë. Menaxhimi i skuadrës kombëtare do të jetë në duart e Klopp dhe Drejtorit Sportiv Rudi Voeller nëse ky i fundit do të qëndrojë në pozicionin e tij. Për më tepër, trajneri do të mund të jetë i lirë të zgjedhë vetë stafin teknik të tij dhe të marrë me vete të gjithë bashkëpunëtorët që mendon se mund ta ndihmojnë.

E përditshmja gjermane shton se edhe përpara fillimit të takimeve formale me presidentin bernd Neuerdorf dhe zëvendësin e tij Hans Joachim ëatzke, po qarkullojnë emrat që mund të jenë në stafin teknik të Klopp dhe mes tyre figuron emri i Pepijn Lijnders, asistenti historik i Klopp te Liverpool, ndërkohë që si opsion është edhe Per Mertesacker. Për më tepër, Klopp gëzon edhe mbështetjen e figurave më me ndikim të futbollit gjerman, duke përfshirë edhe Bayernin e Mynihut që i konsideron si kyçe lidershipin dhe aftësinë e tij për të bërë sërish tifozerinë të ëndërrojë.

Evropiani 2028

Plani i Federatës Gjermane kalon edhe hapësirën e manovrimit që iu dha Jurgen Klinsmann kur mori drejtimin e skuadrës në 2004. Kurrë më parë ndonjë trajner gjerman nuk kishte shkuar në tryezë bisedimesh në një pozitë kaq të favorshme për të imponuar kushtet e tij duke qenë se organizmi po kalon një moment presioni maksimal për të siguruar nënshkrimin me kandidatin që ka prioritet. Pritshmëria është që Klopp të ketë liri absolute për të rimodeluar kombëtaren dhe për të shndërruar sërish Gjermaninë në një aspirante për të fituar gjithçka që nga Evropiani i 2028.

Top Channel