Lajme të mira për Brazilin dhe Ancelottin, Raphinha kthehet në stërvitje me skuadrën
Dëmtimi i Ismaël Koné ka qenë një prej momentet më të vështira në aspektin njerëzor në këtë Botëror. Sigurisht për dëmtimin e rëndë që pësoi, por më shumë sepse dukej se ky incident i shkërrmoqi ëndrrat mesfushorit të Kanadasë.
Por ishte ai që i pari i siguroi të gjithë; teksa po linte fushën dhe pastaj, pas operacionit duke u kthyer te shokët e skuadrës me buzëqeshje në fytyrë. Pra ëndrra vazhdon të jetë e pathyer dhe ‘The Players Tribune’ publikoi edhe letrën e hapur të Kone.
‘Kemi djem me origjina të ndryshme; Alphonso nga Gana, Tani nga Nigeria, Jonathan nga Haiti-thekohet ndër të tjerat në letrën e Kone-dhe mund të vazhdoja. Edhe Jesse erdhi nga SHBA për të na stërvitur. Më pëlqen që njerëzit po shohin këtë version të Kanadasë në skenën botërore. Madje po e riformuloj, më pëlqen që njerëzit po shohin këtë version të Kanadasë që po fiton në skenën botërore. Jemi të shpejtë, agresivë, të fortë të disiplinuar. Por sidomos jemi të gatshëm të japim gjithçka për këtë stemë që mbajmë në kraharor. Është e vështirë të shpjegohet me fjalë, por shpresoj që të kuptohet; jam kaq krenar dhe do të jem i sinqertë; ishte një prej gjërat e para që më kaluan në mendje kur isha i shtrirë në tokë në Vancouver me këmbën e thyer. Vetëm mendoja: jo tani. Kuptoni çfarë dua të them? Nuk isha i shqetësuar për mua’.
Kone e vijon letrën e tij duke bërë apelin që askush nuk duhet të shqetësohet për të pasi ai do të kthehet më i fortë se më parë.
‘Askush nuk duhet të shqetësohet për mua. Do të kryej rehabilitimin dhe do të kthehem më i fortë se më parë-vijon letra e Kone-këtë e doja që përpara se të më vinin në barelë. Por nuk mundja të reshtja së menduari se sa i zhgënjyer isha që nuk do të mund të ndihmoja skuadrën time në fushë, ndërkohë që ishim të gjithë të përfshirë në këtë mision. Futbolli kanadez është nxitur, nxitur, nxitur dhe ja ku jemi më në fund këtu. Dhe pikërisht tani ndodh kjo? Jemi përpara 3-0, BC Place është ndezur, duhen edhe 40 minuta nga fitorja jonë e parë në një Botëror. Dhe unë ndjej që i gjithë stadiumi papritur hesht, 50 mijë persona. M’u duk sikur zhgënjeva një vend të tërë. Por më pas më larguan nga fusha dhe duhej të ketë qenë një magji. Sepse e gjithë ajo heshtje në BC Place u shndërrua papritur në ngrohtësi. Dhe ju betohëm që kjo ngrohtësi më ndihmoi të ecja përpara për dy javë të tëra’.
Top Channel