Tensionet para Kuvendit, tre efektivë të plagosur, afrohet autoboti me ujë për të shpërndarë protestuesit
Rama: Patriotizëm nuk është të mjaftohesh me çfarë është arritur sot, sepse nëse Shqipëria do mjaftohet me turizmin që ka arritur sot, do të bjerë në një tjetër hendek, në hendekun që kanë rënë vendet që kanë mbetur peng i turizmit masiv. Turizmi masiv vjen edhe me probleme, që fillojnë nga rritja e stresit të sistemit për të mbledhur plehra dhe për të përpunuar mbetje, te stresi që krijohet në gjithë infrastrukturën dhe pa diskutime dhe te fakti që gjithë energjia që vihet në dispozicion për të përballuar këtë volum të madh, nuk përkthehet në një efektivitet të ardhurash. Vijnë shumë njerëz dhe konsumojnë pak për atë masë që vjen. Ne na duhen më pak njerëz dhe më shumë para këtu. Por për këtë na duhet që të kemi infrastruktura mikëpritëse të një niveli tjetër. Se ata njerëz që lënë shumë para duan tjetër nivel.
Tani gjithëfarëlloj sharlatanësh, delirantësh dhe dështakësh, që janë sprovuar në skenën publike dhe kanë akumuluar një mllef shumë të madh, sepse u duket se dështimi i tyre është për fajin tim dhe për fajin e qeverisë tonë, bëjnë teorira dhe i hedhin popullit gjithëfarëlloj aguridhesh se këto resortet e luksit janë vetëm për ata që vijnë dhe që shqiptarët janë jashtë sistemit. Kjo është një çmenduri, sepse ato janë fabrika që krijojnë lëvizje në ekonomi. Shqipëria ka 27 miliardë euro ekonomi në vit. Tani vjen një investim 4 miliardë në një ekonomi 27 miliardë. Është diçka masive, transformuese. Tani këto kanë edhe një impakt tjetër. Këto hapin rrugën për të tjerët. Nëse t’i i vë shkelmin në fyt të parit, atëherë ti ke përzënë të tjerët dhe i ke falur konkurrencës atë që mezi është bërë e mundur të të vijë ty. Këto janë çudira shqiptare.
Pse nuk ngrenë zërin këta për këto shëmtira që janë ndërtuar si mos më keq? Po pse nuk shkojnë këta të ngrenë zërin për banorë që nuk marrin dot hipotekën sot, sepse janë zhdukur ndërtuesit duke i lënë banorët pa hipotekë? Ne nuk jemi zogj, prandaj ne duhet të mbrojmë zogjtë dhe të shtojmë zogjtë, dhe ta gjejmë rrugën që nga bashkëjetesa mes nevojave tona dhe të zogjve të krijohet një ekonomi virtuoze
Top Channel