Pesë gola në Botëror, Kane është i pandalshëm këtë sezon: Ndjesi fantastike, një ndeshje e çmendur

01/07/2026 21:15

Ky i këtij viti është Botërori i goleadorëve. Po, pikërisht i tyre, i atyre të priteshin. Mbappe dhe Messi kryesojnë klasifikimin me 6 gola të shënuar dhe menjëherë pas tyre janë Haaland dhe Kane. Sulmuesi anglez me dygolëshin e tij përmbysi disavantazhin në ndeshjen me Republikën Demokratike të Kongos për t’i dhënë kualifikimin Anglisë për në 1/8 e finaleve.

Harry Kane është një qendërsulmues unik, i aftë për të qenë lideri shembull dhe të ndryshojë rolin në varësi të momenteve. Di të ndryshojë lojën, të gjejë asist ‘alla Platini’ dhe të vendosë fatin e ndeshjeve me golat e tij. Është ëndrra e çdo trajneri dhe në fakt Tuchel  e mban fort. Në këtë sezon deri tani Harry Kane ka shënuar me fanellën e Bayernit dhe Anglisë ka shënuar 72 gola.

‘Të them të drejtën është një ndjesi fantastike. Çfarë ndeshje e çmendur-tha Harry Kane pas përfundimit të ndeshjes-në radhë të parë luajtëm ndaj një skuadre të fortë dhe të organizuar. Pas pauzës së parë të hidratimit, e rritëm nivelin. Portieri bëri disa pritje të jashtëzakonshme. Por është e nevojshme të vazhdojmë kështu dhe momentet pozitive do të vijnë. Kushdo që të jetë, të gjithë i kemi momentet prej heroi. Duhet të kemi durim në ndeshje të tilla. Dy sfidat e fundit kanë qenë shumë të ngjashme. Presioni është më i madh, por bëhet fjalë që të jemi vetvetja. Në aspektin ofensiv, është paraqitja më e mirë e bërë deri tani. Jemi në një fazë të turneut ku duhet të luftojmë për të marrë fitoret. Iu thashë djemve ta shijojnë. Ndonjëherë, si futbollist i Anglisë, nuk festohet siç duhet. Ashtu sikurse skuadrat e tjera kaluam në raundin tjetër, ta shijojmë; në harkun e 90  minutave jemi të vështirë për t’u mposhtur’.

Top Channel