Pauza për hidratimin, legjendat e futbollit brazilian kundër rrymës…e aprovojnë

01/07/2026 22:49

Pauza për hidratimin gjatë ndeshjeve të këtij edicioni të Kupës së Botës ka ngjallur polemika dhe shumica e kritikojnë këtë aspekt të lojës, por ka nga ata që dalin kundër rrymës dhe në fakt e miratojnë këtë rregull të ri të FIFA dhe bëhet fjalë për legjendat e futbollit brazilian, Roberto Carlos, Cafu dhe Bebeto.

‘Në epokën time nuk e kishim këtë-tha Roberto Carlos-po të kishim pauzat për hidratim dhe për të pushuar në atë kohë do të krijoheshin shumë situata gjatë ndeshjes që do të ndryshonin intensitetin e lojës ose do të lejonte trajnerin të fliste me futbollistët dhe të riorganizonte skuadrën. Kjo pauzë prej 3 minutash duhet marrë si një shembull, është diçka e mirë për futbollistët që të marrin pak frymë dhe më pas të kthehen në fushë e të rrisin ritmin e lojës. Për mendimin tim, kjo pauzë është perfekte’

Edhe Cafu është shprehur në favor të kësaj pauze duke theksuar se ndihmon shumë.

‘Këto 3 minuta për hidratimin janë thelbësore. Nëse në epokën tonë do të kishim tek nologjinë VAR, do të kishim kohë për t’u hidratura në vend, që të vraponim 20 km për ndeshje do të përshkonim 25 km. Sepse do të kishim më shumë energji, do të pushonim pak më shumë, trupi im do të idhte më mirë. Të gjitha ndryshimet në futboll janë gjeniale gjithnjë kur iu sjellin përfitime sportistëve dhe atyre që shkojnë të shohin ndeshjet’-tha Cafu

Bebeto, që ka qenë një prej fituesve të Botërorit të SHBA në 1994 duke luajtur në temperatura ferri flet duke marrë shkas nga eksperienca e tij. 

‘Nuk kam asnjë dyshim që kjo ishte e rëndësishme-tha Bebeto-sepse lojtarët pushonjnë më shumë, sidomos në këtë moment të vitit këtu në SHBA, ku i nxehti është i padurueshëm. Këtu u shpallëm kampionë bote dhe e di që bën shumë nxehtë. Por tani lojtarët kanë këtë pauzën për hidratimin dhe rikuperimin e energjive. Është shumë e rëndësishme për një futbollist’.

Top Channel