Meksika paralajmëron Anglinë, në fortesën Azteca nuk ka humbur asnjëherë

01/07/2026 22:01

Meksika dëshiron të vazhdojë të ëndërrojë në këtë Botëror. Pasi likuidoi Ekuadorin në 1/16 e finaleve duke e mundur me rezultatin 2-0, të besuarit e Javier Aguirre do të përballen në raundin tjetër me Anglinë që mposhti Republikën Demokratike të Kongos dhe kjo ndeshje do të luhet në të njëjtin impant ku Meksika fotoi ndaj Ekuadorit, në stadiumin mitik Azteca, në Meksiko.

Bëhet fjalë për një stadium ku janë shkruar faqe të pashlyeshme të historisë së futbollit botëror(që nga Itali-Gjermani 4- e deri te ‘goli i shekullit’ i Diego Armando Maradonës) e sidomos për impiantin ku ‘Tricolor’ nuk ka humbur asnjëherë në 11 ndeshjet e zhvilluar në 3 faza finale të Kupës së Botës që ka pritur Meksika.

Është ky një lloj oguri i mirë për Meksikën që për më tepër ka bërë një rrugëtim perfekt në këtë edicion të Kupës së Botës me 4 fitore në 4 ndeshje të luajtura me 8 gola të luajtura dhe asnjë të pësuar. Tetëdhjetë mijë tifozë meksikanë janë gati të mbështesin dhe inkurajojnë skuadrën e tyre për të vijuar edhe më tej në këtë kompeticion, Anglia është e paralajmëruar…

Top Channel