“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal është i bindur: Franca nuk është më e fortë se ne, ndaj Austrisë mund të luaj nga minuta e parë
Botërori që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë ka shkaktuar disa tërmete në pankinat e skuadrave pjesëmarrëse në këtë kompeticion.
I fundit në listë është pikërisht trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece. Ky i fundit dha menjëherë dorëheqjen nga posti i tij pas eliminimit të Ekuadorit nga Meksika në raundin ë 1/16 të finaleve.
Trajneri argjentinas e bëri të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga pankina e skuadrës ekuadoriane gjatë një interviste për DS Sports.
‘Kontrata me Federatën skadonte në momentin që do të mbyllej Botërori për Ekuadorin dhe tani ajo u mbyll-deklaroi Beccacece-nuk ia dolëm dot të realizonim sipërmarrjen për të zhvilluar botërorin më të mirë në historinë tonë. Ishte shumë e dhimbshme për ne që të mos e arrinim një gjë të tillë me këtë grup kaq të bashkuar. Nuk ishte ajo që kishim imagjinuar, do të më pëlqente të vazhdoja edhe me një ndehsje tjetër. Janë rezultatet ato që vendosin gjithçka, duhet t’i them lamtumirë një familjeje të bukur.
Top Channel