Eliminimi që u kthye në triumf shpirtëror, ja pse Japonia na bëri të gjithëve të dashurohemi pas kulturës së saj
Argjentina tashmë është e përqendruar te sfida e raundit të 1/16 të finaleve të Botërorit 2026 me Kepin e Gjelbër, që konsiderohet si surpriza e bukur e këtij kompeticioni. Megjithatë te skuadra kampione e botës ka disa dyshime përsa i përket formacioni që pritet të hedhë në fushë trajneri Lionel Scaloni që do të drejtojë ndeshjen e tij të 100 në pankinën Albiceleste,
Sigurisht që ky i fundit do të rikuperojë një pjesë të mirë të titullarëve që u nuk ishin ndaj Jordanisë dhe padyshim mes tyre është edhe Lionele Messi. Boshti i skuadrës pritet të jetë ai që ka qenë gjithnjë, por ka ende dyshime për 4 pozicione.
Një dilemë është në qendër të mbrojtjes; Romero është përmirësuar nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen me Austrinë dhe mund të kthehet në fushë, por nëse stafi teknik i Argjentinës nuk do të dojë të rrezikojë me të, Lisandro dhe Otamenti do të qëndrojnë në prapavijë.
Në krahun e majtë të mbrojtjes, ai që ka më shumë opsione është Tagliafico i rikuperuar nga problemet fizike që e lanë jashtë fushave në 2 ndeshjet e para i zëvendësuar nga Medina
Një tjetër pozicion për të cilin ka dilema te skuadra Albiceleste është në mesfushe. Almada u duk se e kishte fituar vendin, por paraqitja shumë e mirë e Lo Celsos në ndeshjen ndaj Jordanisë e rrit mëdyshjen te Scaloni. Dhe në fund debati më i madh që po bëhet mes argjentinasve prej kohës është për rolin e qendërsulmuesit. Me Julian Alvarez që nuk po kalon një moment të qetë, është normale që në këtë pozicion të jetë Lautaro Martinez si pikë referimi aq më tepër që ai ka mundur të shënojë edhe golin e tij të parë në këtë botëror dhe kështu që ai e ka hequr këtë barrë dhe është më i lehtësuar.
Top Channel