Video/ Eliminuan Tulipanët në Botëror dhe po festonin në Holandë, policia ‘u kujton rregullat’ tifozëve marokenë!

30/06/2026 14:23

Festimet e tifozëve marokenë pas kualifikimit të ekipit në 1/8 e finales së Kupës së Botës ndaj Holandës janë shndërruar në incidente të dhunshme në Hagë.

Sipas autoriteteve, gjatë festimeve në rrugë janë përdorur mjete piroteknike, ndërsa policia është goditur me gurë dhe fishekzjarre. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, duke përdorur edhe top uji, ndërsa disa persona janë arrestuar.

Ndërkohë, në Casablanca festimet kanë vazhduar në mënyrë masive deri në orët e para të mëngjesit, me flamuj, fishekzjarre dhe thirrje feste pas fitores me penallti që i çoi marokenët në fazën tjetër. Në 1/8-at e finales, Maroku do të përballet me Kanadanë, me pritshmëri të larta për një tjetër sukses historik.

Top Channel