Holanda eliminohet, Ibrahimovic nuk e kursen Koeman: I papërshtatshëm, dukej si një trajner italian
Spanja ka marrë një goditje të rëndë gjatë Kampionatit Botëror, pasi mesfushori Rodri nuk do të jetë më pjesë e turneut.
Sipas mediave britanike dhe spanjolle, lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një problemi serioz fizik. Sipas “Daily Mail”, pas ekzaminimeve të detajuara, stafi mjekësor ka vendosur se operacioni është i pashmangshëm, duke i dhënë fund para kohe paraqitjes së tij në Botëror.
Rodri konsiderohej një nga lojtarët kyç të Spanjës, veçanërisht për rolin e tij në kontrollin e ritmit të lojës dhe stabilitetin e mesfushës. Mungesa e tij shihet si një problem serioz për trajnerin në ndeshjet e mbetura të turneut.
Edhe pse priten ende detaje zyrtare për dëmtimin, mediat theksojnë se rikuperimi do të jetë më i gjatë dhe kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, në Spanjë ka nisur shqetësimi i madh, pasi Rodri ishte një nga figurat më të rëndësishme të ekipit në fazën vendimtare të kompeticionit.
Top Channel