Tensione janë regjistruar mes protestuesve mbrëmjen e sotme, ku vijon qëndresa e tyre prej 31 ditësh.

Gjatë fjalimeve mes protestuesve ka pasur debate dhe përplasje, kryesisht pas reagimeve me tone të larta të një protestueseje.

Ka qenë kjo e fundit, ajo e cila ka nisur të bërtasë, e më pas një protestues i ka hedhur ujë në kokë.

Kjo situatë solli më tej agravimin e situatës, duke sjellë reagimin e protestuesve të tjerë që ndërhynë për të qetësuar debatin.

Top Channel