Nga kritikat e Chilavert te penalltia e lavdisë, përralla e Orlando Gill, që ‘u detyrua’ të bëhej portier

30/06/2026 13:33

‘Djaloshi Gill nuk flet është memec’-kështu tha për të pas humbjes 4-1, José Luis Chilavert, simboli i futbollit paraguajan i viteve 90 dhe i konsideruar si një prej portierëve më të fortë në atë periudhë.

Ai Chilavert për të cilin media paraguajane i rezervoi krahasime me gardianin aktual të skuadrës Albirroja dhe qe vetëm pak ditë pas superparaqitjes në barazimin 0-0 kundër Australisë bëri prapakthehu.

‘Për fat të mirë, Orlando Gill mësoi shpejt dhe di të menaxhojë mbrojtjen-ishin fjalët e thëna pas fitores 1-0 ndaj Turqisë, tjetër ndeshje ku Gill e mbajti portën të paprekur duke barazuar pikërisht Chilavert(2 në Francë 1998) dhe duke iu afruar rekordit të Justo Villar(3 ndeshje pa pësuar gol në Afrikë e Jugut 2010).

Orlando Gill është njeriu, ose më mirë të themi, portieri i momentit. Duke neutralizuar penalltitë e Havertz dhe Woltemade e çoi Paraguajin në 1/8 e finaleve të Botërorit, rezultati më i mirë i kësaj skuadre pas çerekfinaleve të arritura në Botërorin 2010. Por kush ështe heroi që dërgoi Gjermaninë në shtëpi më përpara nga ç’mendohej?

Në moshën 26 vjeçare dhe në radhët e Club Sportivo San Lorenzo që nga 2024, Gill u bë titullar që nga 2025 pas një periudhe si nxënës në skuadrën e rezervave. Me një shtatlartësi 1.99 m, Gill e nisi karrierën e tij në fakt si një futbollist i lëvizshëm i pozicionuar mes mesit të fushë dhe sulmit. Ndryshimi total ndodhi kur ishte vetëm 13 vjec kur trajneri i tij i asaj kohe e detyroi të bëjë një zgjedhje drastike: ‘Ose vish dorezat ose do të rrish në stol’. Dëshira e tij për të luajtur prevaloi mbi mosbesimin, pavarësisht golave të shumtë të  pësuar. Këmbëngulja e shpërbleu në 2020 kur bëri debutimin si profesionist me Sportivo San Lorenzo. Edhe kalimi në futbollin argjentinas nuk ishte i menjëhershëm. I ndrojtur e introvers, Gill e pati të vështirë të ambientohej në dhomën e zhveshjes së San Lorenzos, një aspekt i karakterit të tij që u kritikua fillimisht nga Chilavert. Por në momentin që e fitoi vendin e tij nuk e lëshoi më.

Tani Gill është shpirti i grupit, një lider i dashur nga shokët e skuadrës dhe gjithnjë gati për batutën. E kaluara e tij si sulmues, nuk shkoi plotësisht dëm; në funs të stërvitjes ai shpesh ndalet dhe ekzekuton goditje dënimi dhe penallti. ‘Në Paraguaj kam shënuar 2 herë në këtë mënyrë, jam gati t’i ekzekutoj edhe këtu nëse do të jetë e nevojshme’-rrëfen Gill. Objektivi sekret është të bëhet ekzekutuesi i penalltive i skuadrës. Pikërisht si Chilavert, autor i 62 golave zyrtarë.

 

Top Channel